Talenti i Ludwig Van Beethoven nuk ishte i shkruajtur në genet e tij. Një analizim i imtësishëm i geneve është kryer, duke marrë një fije floku të gjeniut të muzikës klasike, dhe rezulton se ishte në nivelin më të ulët sipas një shkalle të kapacitetit ritmik, element që vlerësohet mjaft i rëndësishem për një kompozitor, dhe mbi të gjitha të këtij niveli.
Më pas është krahasuar me një përqindje të lartë njerëzish, mijëra të tillë, të talentuar ose të thjeshtë nga e gjithë bota ne bazë të bankës së statistikave. Studimi është i rëndësishëm pasi tregon sesi ADN nuk mund të shpjegojë gjithçka mbi talentet dhe aftësitë e dikujt. Dhe gjithashtu nga analiza gjenetike nuk mund të përcaktohet aftësitë apo talentet e mundshme që mund të ketë në të ardhmen një bebe apo fëmijë i vogël.
Analizat gjenetike ndër të tjera kanë nxjerrë në pah predispozitën që kishte Beethoven për sëmundjet e mëlçisë dhe infeksion të Hepatitit B.
Autorët shpjegojnë se rëndësi të madhe ka edhe mjedisi ku rritet një fëmijë dhe përkushtimi apo vullneti që ka për një pasion.
/a.r