Arkeologët të cilët kanë skanuar varrin e Shekspirit kanë arritur në një zbulim të mahnitshëm, pasi pretendojnë se kafka e tij ishte vjedhur nga varri.
Hulumtuesit kanë përdorur një gjeoradar për të shqyrtuar në brendësi të varrit ku u varros një nga dramaturgët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Varri është në kishën e Trinisë së Shenjtë në Stratford dhe, siç thuhet, kurrë nuk ka qenë hapur.
Kreu i studimit, një ekspert britanik, me emrin Kevin Coles, ka thënë se gjatë analizës së varrit është diktuar “një çrregullim i çuditshëm në fund të kokës.”
Coles tha se kanë qenë hajdutët e kafkave që ndoshta e kanë vjedhur varrin në shekullin e 18-të. “Jam i bindur se kafka nuk gjendet në kishën e Trinisë së Shenjtë”, ka thënë arkeologu britanik.
Famullitar i kishës Patrik Taylor argumenton se nuk ka prova të mjaftueshme se kafka ishte vjedhur. Ai tha se s’ka plane për gërmime në një përpjekje për të provuar pretendimin e arkeologëve.