Durim Bami, i akuzuar për “kallëzim të rremë”, për të ashtuquajturën çështja e “atentatit” mdaj dpeutetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, kërkon lirinë.
Avokati i tij Ilir Murati ka paraqitur kërkesën në Gjykatën e Lartë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë me burg ndaj klientit të tij.
Avokati ka argumentuar në kërkesën e tij se tashmë nuk ka asnjë rrezik për prishjen e provave nga i pandehuri, pasi dosja është çuar për gjykim.
Durim Bami u arrestua një vit më parë. Ai akuzohet se ka isnkenuar videon ku shfaqet me deputetin Tom Doshi, dhe ku sipas vet dëshmisë së tij, Bami pranon se u shty nga deputeti Doshi që të flasë për një atentat ndaj ish-ligjvënësit socialist. Bami tha se nuk ka ekzistuar një plan i tillë, por u sajua nga Doshi.