Viktimat Viron Kamberaj, 27 vjeç, drejtuesi i mjetit, Kejdi Tepexhiu, 22 vjeç dhe Matilda Kule, 32 vjeçe, të tre nga Fieri, të cilët po udhëtonin me një makinë Wolswagen. Ata nuk kanë mundur të dalin nga mjeti dhe dyshohet se janë mbytur nga uji.
Si ndodhi aksidenti sipas policisë:
“Per arsye ende te panjohura mjeti ka ecur me marsh “indietro” si duket per t’u parkuar ne piken e karburantit “Marsoka”, i cili ndodhet ne krahun e djathte te rruges ku ka ndodhur ngjarja.
Referuar kushteve te erresires, mungeses se parmakeve mbrojtes te ures mbi kanalin ne krahun e majte te rruges, mjeti ka dale nga rruga, pas ferkimit ne pjesen e poshtme te saj ku jane “te fresketa” demtimet e evidentuara.
Me tej referuar shpejtesise se vogel te qarkullimit “mbapsht”, eshte permbysur duke rene ne kanalin e mbushur me uje.
Nga renia me pjesen e pasme eshte thyer xhami i pasem i autovetures e cila ka rene ne pozicionin “permbysur” me rrotat “lart”.
Si rezultat i ujit dhe xhamave te mbyllur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret nuk kane mundur te dalin nga autovetura, duke gjetur vdekjen.
Referuar këqyrjes se kujdesesshme te demtimeve siperfaqesore dhe ne pjesen e poshtme te mjetit mundesia me e madhe eshte dinamika e shpjeguar me lart, nderkohe qe organi i Prokurorise dhe ekspertiza me e plote do te sqaroje rrethanat e sakta te ndodhjes se ketij aksidenti te rende me pasoje humbjen e jetes se tre shtetasve.
Dy nga viktimat e aksidentit të Gosës ishin motër e vëlla. Pas hetimeve për ngjarjen, u arrit edhe identifikimi i viktimave, që janë Matilda Kule Kamberi, vëllai i saj, Viron Kamberi dhe i riu Klejdi Tepexhiu.