Ekzekutohet nga sulmet ushtarake të koalicionit perëndimor, numri dy i Shtetit Islamik i njohur me nofkën Haxhi Imam.
Abd ar-Ramadan Mustafa al-Kaduli konsiderohet si komandanti i dytë në rang i xhihadistëve pas kreut të Shtetit Islamik, Abu Bakër al-Bagdadi.
Mediat amerikane bëjnë të ditur se ai u vra gjatë një sulmi ajror të ushtrisë amerikane në një xhami në Irak.
Në maj 2015, departamenti amerikan i shtetit vendosi një shpërbil prej 7 milionë dollarësh për atë që jepte informacione mbi Haxhi Imamin.
Lajmi është ende i pakonfrimuar dhe pritet të zyrtarizohet nga sekretari amerikan i shtetit Ashton Karter.
Dyshohet se bashkë me numrin 2 të Shtetit Islamik është vrarë gjatë bombardimeve edhe këshilltari për mbrojtjen i kalifit Al Bagdadi, Omar Al-Shishani.