Izraelitët thonë se vendet evropiane kanë kërkuar ndonjë propozim për sigurinë në aeroportet e tyre, pas sulmeve në Bruksel.
Aeroporti Ben-Gurion në Tel-Aviv është njëri nga më të sigurtët në botë, por kritikët thonë se siguria e Izraelit, megjithqë efektive, mund të jetë poshtëruese për udhëtarët arabë.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Izralit, Emmanuel Nahshon, tha se vendet evropiane po konsultohen me ekspertët e sigurisë në Izrael, pas sulmeve vdekjeprurëse në aeroportin kryesor dhe sistemin e metros në Bruksel.
“Ekziston një interesim i rritur në Evropë për njohuritë dhe teknologjitë izraelite”, tha Emannuel Nahshon.
Në aeroportin Ben-Gurion në Tel-Aviv, për çdo vit udhëtojnë afro 16 milionë njerëz, thotë zëdhënësi i aeroportit, Ofer Lefler.
Një valë e rrëmbimeve dhe të shtënave në aeroport në vititet e 70-ta, ka ndikuar që Izraeli të ndërmerr masa të rrepta, të bazuara në shtresat e mbrojtjes, që do të thotë se secili udhëtarë duhet të kaloj nëpër disa nivele të kontrollit, para se të arrijnë në sallën e regjistrimit për fluturim.
Pini Schiff, ish-drejtor i sigurisë në aeroportin izraelit, Ben-Gurion, tha se sulmet në Bruksel kanë treguar mungesa serioze në sigurinë dhe inteligjencën e Belgjikës.
“Ata (sulmuesit) do të ishin ndalur aty ku hyjnë makinat në hapësirën Ben-Gurion. Kjo ndalje është 11 kilometra para ndërtesës së terminalit”, tha Pini Schiff, dhe ka shtuar se sulmet në Bruksel “janë kryer me lehtësi”.
Pas këtyre sulmeve në Bruksel, me ç’rast janë vrarë së paku 31 vetë, aeroportet në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara i kanë ashpërsuar masat e sigurisë.
Izraeli nuk ka nevojë t’i ashpërsojë masat e veta të sigurisë, thotë Ofer Lefler,zëdhënësi i aeroportit, Ben-Gurion. Fluturimet nga Evropa në Tel-Aviv për një kohë të shkurtër ishin ndalur, por pastaj me të shpejtë janë ripërtrirë.
Ky aeroport në Izrael, që e ka emrin e kryeministrit të parë të këtij vendi, Ben-Gurion, është shumë i rëndësishëm për Izraelin, që është i rrethuar nga dy fqinjë armiqësor, Siria dhe Libani, dhe në paqe të ftohtë me Egjiptin dhe Jordaninë.
Në verë të vitit 2014, gjatë luftës së Izraelit me Hamasin, ky grup islamik tha se kishte arritur fitore meqë kompanitë evropiane dhe amerikane i pezulluan fluturimet në Tel-Aviv, pasi një raketë e shkrepur nga Rripi i Gazës e qëlloi një shtëpi afër aeroportit.
Gjatë kësaj lufte, militantët në Rripin e Gazësi hodhën mijëra raketa brenda në Izrael, ndërsa Izraeli u përgjigj me sulme ajrore dhe invadim tokësor. Më se 2,200 palestinezë ishin vrarë në këtë luftë 50 ditëshe, shumica prej tyre civilë. Ishin vrarë edhe 67 ushtarë izraelit dhe 6 civilë.
Eksperti Pini Schiff tha se ka pasur konsultime me një vend evropian për sigurinë në aeroporte në të kaluarën. Ai nuk ka treguar se cili ishte ky vend.
Sipas tij, metodat izraelite mund të përdoren në Evropë, megjithqë duhet të bëhen harmonizime për efektivitet për numër më të madh të udhtëraëve.
Vitin e kaluar, në aeroportin Zeventem në Bruksel, që ishte në shënjestër të sulmuesve vetëvrasës, kanë udhëtuar 23 milionë njerëz. Aeroportet në Paris, Londër dhe Amsterdam, veç e veç, kanë dyfish më tepër udhëtarë.
Megjithatë, udhëtarët arabë, gazetarët, aktivistët propalestinezë, dhe të tjerët, janë ankuar se politika e sigurisë së Izraelit është shumë rigoroze dhe mbështetet në profilin racial.
Diana Buttu, avokate dhe shtetase izraelite me prejardhje palestineze, tha se oficerët e sigurisë e marrin atë anash dhe e mbajnë për afro dy orë shtesë për ta marrë në pyetje.
Avokatja Buttu, që ka edhe shtetësi kanadeze, thotë se kurrë nuk është ballafaquar me kontrolle të tilla jashtë Izraelit.
“Frikësohem se me zyrtarizimin në Evropë të rregullave të nejta që i përdorë Izraeli, do të çoj prapa ashtu siç e ka çuar Izraelin, e që është në masë të madhe, racizëm. Unë jam e profiluar në Izrael, pasi nuk jam hebreje në atë që është kategorizuar si shtet hebre”, tha Diana Buttu.
Zëdhënësi i aeroporrtit, Ofer Lefler, thotë se çdo gjë që bëhet ka për qëllim sigurinë.
“Kontrolli është i njejtë për të gjithë, pa dallim të religjionit, ngjyrës, racës ose gjinisë”, thotë Lefler./REL