Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar SPAK dhe ka cilësuar si politike marrjen në pyetje të nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta.
”Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Është një zonjë e mrekullueshme gjithçka tjetër është politike.
Sa herë kam qenë në SPAK kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do dal para gazetarëve.
Asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatmie është përgjigjur vetë, zonja Monika përgjigjet vet. Partia Lirisë nuk sekuestrohet”,- tha Meta.
/a.r