Hoteli 13, që këtë verë do të hapet në Macau, është vetëshpallur si “hoteli më luksoz që është ndërtuar ndonjëherë në botë”. Ndër të tjera, luksi i këtij hoteli përfshin banjat prej qelqi dhe ato romake prej mermeri, por dhe transportin komod me makinat e llojit Rolls-Royce Phantom.
Hoteli është punuar me delikatesë, pasi që secila dhomë e tij ka kushtuar 7 milionë dollarë, ndërsa i gjithë hoteli, 1.4 miliardë dollarë.
Së fundi është zbuluar pamja e apartamentit “Villa de Comte”, që do të jetë akomodimi bazik brenda këtij hoteli.
Suitat e hotelit dominohen nga stili barok, i kombinuar me detaje moderne, skulpturat e bukura, tavanet e pikturuara, gravurat, mobiliet mbretërore nga materiali i zgjedhur – dhe përplot gjëra tjera luksoze.
Hoteli 23 katësh posedon 200 suita të mëdha (që janë emëruar si vila), ndërsa secili apartament do ta ketë shërbimin personal 24 orësh. Po ashtu hoteli ofron edhe një zonë private për shoping luksoz./NGJYRA.COM/