Krim i rëndë ka tronditur sot Kosovën. Ngjarja ndodhi në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua dhe një burrë është plagosur.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri .
Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femëror ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.
Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.
Ekipet e hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes. Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se ish-bashkëshorti është i dyshuar kryesor.
Ndërkaq, burime kanë thënë i plagosuri është vëllai i viktimës./m.j