Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat nga Parisi me presidentit Emmanuel Macron, është shprehur se Shqipëria ka një mik të afërt si Franca, e cila sipas tij, do të bëjë pjesë në historinë e vendit tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme.
Rama theksoi se shqiptarët nuk janë të pasur dhe as të mëdhenj, por shtoi se “kemi një aftësi besnikërie që është unike”, ndërsa i premtoi presidentit francez që “nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”.
“Përtej vizitës tuaj në Shqipëri, ka pasur një vijim, pasi janë gjëra që po ndodhin, ka projekte. Tani kemi një horizont të ri të punës së përbashkët, ku ka nisur investime për njohjen dhe investimin francez për parqet fotovoltaike të rajonit. Është shkolla 42, që po hap dyert al mbështetjes tënde dhe falë personalitetit vërtet të jashtëzakonshëm të zotërisë. Dua të bëjmë më shumë, sot ishim me Medefin, duke ka shumë interes dhe do ti presim me krahë hapur për çdo gjë që vjen nga Franca.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje i nivelit të lartë mes qeverive do të na hap dyert, mundësi të reja për të pasur edhe më shumë Francën në shqipëri. Për të qenë në majë, për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim. Franca do të bëjë pjesë në të tashmen, si një mbështetje e prekshme.
Franca do të bëjë pjesë në historinë tonë jo vetëm si burim frymëzimi por dhe si një mbështetje konkrete e prekshme dhe vetëm mund t’ju them faleminderit me gjithë zemër, në emër të shqiptarëve, që kanë qenë skeptikë në lidhje me Francën para disa viteve por sot ata e kuptojnë se Shqipëria ka një mik tjetër të afërt dhe ne shqiptarët nuk jemi të pasur dhe të mëdhenj, ne kemi një aftësi besnikërie që është unike.
Nëse një ditë do të keni nevojë për dikë që të jetë me ju në një moment vështirësie të jashtëzakonshme thërrisni një shqiptar, ai do të vijë”, tha Rama./m.j