Policia e Lushnjës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Një 58-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vazjës së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë”, thuhet në njoftimin e bluve.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.
/a.r