Juristja Brisida Gjikondi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se SPAK duhet të merret me Ilir Metën, jo me Monikën.
Sipas saj, të thërrasësh vjehrrën e ish- presidentit nuk është pak, sepse Shqipëria është vend i vogël dhe të gjithë e dinë se sa marrin, sa shkon shkollimi i fëmijëve në Londër etj.
“Thirrja e vjehrrës ka të bëjë me celularët që duket se kur janë zbërthyer kanë nxjerrë prova indirekte. Është hetim i strukturuar. Janë prokurorë në SPAK që punojnë me profesionalizëm. Por ka dhe që nuk janë të tillë. Prokurorët janë me mandat. KLP mund ta shikojë pjesën për ata prokurorë që nuk funksionojnë si duhet. Më mirë hetime pak të ngadalta, por që mbajnë çështjen. Të krahasosh Shqipërinë e para 3 viteve me këtë që shikojmë sot, ka ndryshime të mëdha. Të kesh Berishën në ballkon, të shikosh Metën mbi paralele e Kryemadhin në kuvend që thotë se burrat djegin gratë është një tablo që nuk është pak. SPAK-u të merret me Ilir Metën, jo me Monikën.”, tha Gjikondi.
/a.r