Kryebashkiaku Erion Veliaj komentoi në ABC News reagimin e kryeministrit Rama në mbështetje të qëndrimit të tij për zhvillimet e fundit në Bashkinë e Tiranës. Veliaj deklaroi se të gjithë ata që u eksituan nga teoritë e konspiracionit u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se ata mendojnë njësoj.
“Të gjithë ata që u eksituan nga kjo teori konspiracioni u zhgënjyen nga reagimi i kryeministrit që dëshmoi se e mendojmë njësoj. Ne themi, ne jemi skuadër politike, trasnformuese që hap 1001 kantiere, por nëse një kantier ka një problem nuk jemi skuadër avokatie. Altin Dumani dhe skuadra e tij janë skuadër prokurorie, të tjerët janë gjykatësish, ju mediash, por ne nuk bëjmë detyrën tuaj, as ju tonën. Dëshmuam që vizionin e 2013 e kemi akoma shumë të qartë, madje votat e 2013 I kemi edhe më mëdha dhe zellin e 2013 e kemi shumë më të madh sec duhet ta kishin ata që janë në opozitë. Dhe kur ti shikon atë aliazh karikaturash që të thotë ty ik ti që të vijmë ne se me vota nuk vijnë dot, me punë jo e jo, ti thua kjo parti dhe kjo skuadër me gjithë inperfeksionet, di të reflektojë, të adaptohet për gjëra që të tjerët s’i kanë. Di edhe të kërkojë ndjesë, por që i ka ndryshuar faqen Shqipërisë”, tha Veliaj.
Veliaj u shpreh se u surprizua për mirë dhe e vlerësoi këtë mbështetje nga ana e kryeministrit që është dhe kapiteni i skuadrës që ka bërë transformimin e vendit. “Patjetër që i thash kryeministrit që do bëj një reagim. Nuk më tha se do kishte ai një reagim, nuk e prisja dhe sigurisht, që u surprizova për mirë dhe e vlerësova. Unë besoj që në një skuadër, ku kapiteni i skuadrës, të jep një mbështetje që nuk e kisha kërkuar, s’e mohoj që patjetër që u ndjeva mirë që ndajmë këtë vizion edhe themi po, ne njerëzit nuk i trajtojmë si lecka. Unë me këta njerëz kam berë beteja, kanë qenë kolegët e mi. Bashkia e Tiranës ka 11 700 veta staf, por unë nuk bëj atë gabim që të them, epo mirë meqë ka kaq shumë unë nuk di kush. Jo, patjetër në këta 11 700 veta staf mund të ketë problematika, por unë këta njerëz nuk them se i njihja në mënyrë periferike. Këta janë njerëz që kam patur kolegë, kam bërë beteja politike, kam bërë edhe beteja për qytetin. E kanë gdhirë për teatrin, shumë më shumë për Astirin, akoma më shumë për pazarin, kalanë e për Liqenin e bulevardin e ri.
Siç jam gjithashtu i ndërgjegjshëm që këta kolegë të mitë kanë bërë edhe shumë armiq, edhe para se të kishin këtë dilemë për të sqaruar me drejtësinë. Kanë berë armiq se falimentuan shumë karriera te gomat e Astirit, edhe te barrikadat e bulevardit të ri, edhe te gropa te pazari i ri, edhe tek themelet e sheshit Skënderbej dhe sigurisht edhe te netët epike të teatrit. Shumë karriera politike që thonin vija e kuqe, mbi trupat tanë, etj etj. Ne e shohim Lulin si fakir sot, por dërrmimi i tyre si parti filloi në beteja që nuk po i fitonin dot se përballeshin me njerëz shumë të vendosur për ta çuar qytetin përpara. Kjo nuk është arsye për të thënë epo tani meqë kanë bërë këto ne do i mbajmë si gardistët në kryeministri”, theksoi Veliaj./m.j