Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas kërkesës së Gazment Bardhit në Kuvend për shfuqizimin e vendimit të tij për përjashtimin e disa deputetëve demokratë, nga grupi demokrat, që do të riktheje si pjesë të grupit të PD-së edhe Sali Berishën. Në një postim në Facebook, Basha e konsideron atë si pjesë të “aleancës Rama-Berisha”. Basha thekson se, sipas tij, vendimi i demokratëve është i qartë “asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD”.
“Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në: Aleancën e tyre kundër SPAK; Lirimin e të dënuarve për korrupsion; Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008; Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.
Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarave.
Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, shkruan Basha.
Lulzim Basha, me vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar dhe pas dhunës së 8 janarit mori vendimin për përjkashtimin e deputetëve Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Luan Baci si dhe Belind Këlliçi.
/a.r
Luzim basha do beje alenca fatos nano viktor agolli sternipi ismail qemali lega zogu steriniipi esate pashe toptani dhe
Sander lleshi dhe alfred moisiu kunder gaz bArdhi dhe kubder adriana kalaja dhe kunder gjin gjoni argites zeni