Më shumë se 40 raketa dhe rreth 40 dronë u lëshuan nga rusët mbi Ukrainë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas të cilit forcat ukrainase arritën të rrëzonin vetëm disa raketa dhe dronë.
“Fatkeqësisht, vetëm një pjesë. Terroristët rusë kanë shënjestruar edhe një herë objekte kritike. Ka pasur një tjetër sulm të tmerrshëm me raketa në Kharkiv dhe rajon. Rajonet e tjera ishin gjithashtu në shënjestër: Kievi, Zaporizhzhia, Odessa dhe Lviv”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
Ai kërkoi nga partnerët ndërkombëtarë mbrojtje ajrore për Ukrainën.
“Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se sa thelbësore është nevoja për mbrojtje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore, jo për diskutime të gjata”.
/a.r