Duket se nuk e kanë marrë aspak seriozisht sfidën e kësaj të mërkure, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, që kanë pësuar edhe golin e dytë, nga “Loc Colchoneros” e Atletico Madrid, me këta të fundit, që duket ta kenë të sigurtë kalimin në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Nga një përgjumje e mbrojtjes gjermane kanë përfituar sërish, djemtë e Diego Simeone, me anësori brazilian, Samuel Lino, që dërgon me shumë potencë në rrjetën e Kobel, një pasim perfekt të Antoine Griezmann. Rezultati shkon në 2 me 0.