Policia e Blegjikës ka shpallur në kërkim një tjetër person të dyshuar për atentatet e Parisit dhe Brukselit.
Emri i tij është Naim Hamed, 28 vjeç, sirian, i përmendur fillimisht nga media spanjolle.
Nuk ka detaje lidhur me rolin e tij në ngjarjet e fundit, por policia ka bërë të ditur se është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur.
Gazeta De Standaard ka raportuar dje se është arrestuar personi që është shfaqur në foto pranë Khalid El Bakraoui, atentatori që hodhi veten në erë, por prokuroria nuk e ka konfirmuar.