Mediat e huaja nxjerrin në pah detaje të reja sa i përket hetimeve të Belgjikës në lidhje me kërcënimin terrorist. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pasur dy vëllezërit El Bakraoi në listën e terroristëve, por Belgjika nuk ka bërë asgjë për t’i ndaluar ata.
Nga ana tjetër, mediat njoftojnë se edhe adresa e Salah Abdeslam ka qenë e ditur për autoritetet belge që në dhjetor të vitit të kaluar. Mendohet se neglizhenca ka sjellë edhe arrestimin me vonesë të autorit të vrasjeve në Paris.
Për adresën nuk janë vënë në dijeni njësitë anti-terror, ndërkohë që këto te detaje të cilat raportohen si të konfirmuara mund të çojnë në një skandal që lidh autoritetet me elementët radikalë pro-ISIS.