Gazetari i njohur Martin Leka në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për Zamir Dulen, gazetari i cili ndërroi jetë para pak ditësh nga një sëmundjet shëndetësore.
Leka rrëfeu se ditën që Zamiri u varros kishte thënë “Zamiri nuk vdiq sot, por e vranë në 2 mars, para 27 vitesh. Ne sot i bëjmë homazhe një njeriu para 27 vitesh”, ndërsa në lidhje me dhunën barbare ndaj Dules, ai tha se SHIK e ka ditur që Zamiri flinte në ambientet e redaksisë.
Ndër të tjera tha se shkak mund të jetë bërë një libër i gazetarit Dule me titull “ Përbindëshi i Tropojës”, ku aludohej se flitej për Sali Berishën.
“Kjo është një periudhë për të reflektuar për të gjithë ne. Pasuria e Dules ishin librat. Ditën që u varros Zamiri thashë “Zamiri nuk vdiq sot, por vdiq në 2 mars para 27 vitesh. Ne sot i bëjmë homazhe një njeriu para 27 vitesh”. Zamir Dule ishte një lloj themeltar i gazetës, kronikës.
Stili i tij ishte i veçantë. Ishte njeri më asocial në redaksi, ai flinte atje. Në redaksi flinin 6-7 persona, por atë natë, ka qenë e shtunë dhe i vetmi që ishte aty në kohën e gabuar ishte Zamiri.
Unë dyshoj që SHIK e ka ditur që atë natë ka qenë Zamiri. Një vit më parë Zamiri kishte shkruar librin “Përbindëshi i Tropojës”, ku njerëzit aludonin se ishte Sali Berisha.”, tha Leka./m.j