Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi në automjet iu gjet një sasi lëndësh narkotike, e fshehur në pjesën e pasme të një prej sediljeve.
22-vjeçari ka tentuar të arratiset, por policia e ka ndaluar. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën 1 mijë euro cash.
Policët kontrolluan ndarjen e pasagjerëve të automjetit, duke gjetur tre pako me 3.3 kg kokainë.
/a.r