Gjysmë maratona e zhvilluar ditën e dielë “Berat Green Half Marathon”, ka përfunduar më pjesëmarrjen e 400 garuesve, nga 53 shtete të ndryshme.
Vrapuesit ju nënshtruan dy disiplinave, ku sfida më e më e gjatë ishte ajo e 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër prej 10 km.
“Jam shume e lumtur që u riktheva, këtë vit shikoj akoma më shumë pjesëmarrës, dhe sidomos nga vende të huaja. Sigurisht qe shume prej tyre i njoh qoftë vajza edhe djem. Siç e dini ky vit është shumë impenjativ për mua dukë qenë që më pret përpara kampionati europian dhe pastaj për tu finalizuar me lojërat olimpike
Ai që mbërriti i pari në finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit, në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini, lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit. Më sfidën e tij të pare, ai ja doli të triumfojnë, duke lënë pas garuesit nga Turqia dhe Ukraina.
“ Kjo është hera e parë për mua në berat, unë jam nga berati kam të dy prindërit nga berate dhe për mua është kënaqësi të jem këtu sot. Doja të bëja një garë cik më avash nga fillimi pasta nga km i 10 deri në fund të ikja cik më shpejt. Gara vajti shume mirë, isha shumë mirë”-tha ai.
“Më duket mrekulli, është kënaqësi me ardh me përjetu këtë kënaqësi përveç vrapimit që e bën në anën sportive është dhe kënaqësi shpirtërore”-theksoi Avduraman Haxhidemaj
Në këtë event u ndan gjithashtu dhe disa çmime nderi ku një pre tyre çmimi “maratobomakut” të cilin e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi,për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë. Për mbarëvajtjen e këtij eventi u angazhuan thuajse të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, të cilët kishin hartuar një plan masash për lëvizjen e këmbësorëve dhe të mjeteve, pasi shumë rrugë në qytet ishin sot të bllokuara.