Ish-basketballisti i cili u fotografua i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak në aeroportin e Brukselit tha se gjatë gjithë përvojës së tmerrshme po mendonte për familjen e tij dhe nuk donte që vajzat e tij të rriteshin pa një baba.
Braziliani Sebastien Bellin e krahasoi momentin kur shpërthimi hodhi trupin e tij në erë si një “jastëk me pupla”.
Duke folur për Le Capitale.be nga shtrati i spitalit Erasmus të Brukselit, Bellin i përlotur tha: “Po i thoja vetes : Do ja dal, do ja dal”.
Sportisti u shpreh se fillimisht ai u qëllua në bel para se një tjetër shpërthim ta hidhte në ajër.
“115 kilet e mia u hodhën në ajër si një jastëk me pupla”- shtoi ai.
Ndërkohë për ABC News ai u shpreh: “Nuk doja që vajzat e mia të rriteshin pa një baba. Unë nisa të luaj tenis me më të madhen, 7 vjeçaren time për t’i treguar asaj që është një lojtare e mrekullueshme. Po mendoja “duhet t’ja dal prej këtu sepse ajo ka nevojë për trajnerin e saj”.
Fotoja e Sebastian Bellin në terminalin ku ai pothuajse humbi këmbën e tij është kthyer në një nga fotot më ikonike të sulmeve në Bruksel mëngjesin e së martës.