Anticikloni subtropikal tashmë po konsolidohet në kontinentin Europian duke sjellë anomali të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 07 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/28°C
– Zonat e ulëta 8/30°C
– Zonat bregdetare 10/24°C
Kosovë
Kosova për dt. 07 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira reshje lokale Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C në mëngjes deri në 21°C –23°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 08 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi78 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 8/29°C
– Zonat e ulëta 8/30°C
– Zonat bregdetare 12/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari