Atentatet e Brukselit i kujtojnë evropianëve se duhet të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS), vlerësoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter në një intervistë për CNN.
“Mendoj se atentatet e Brukselit i kujtojnë edhe një herë evropianëve se (…) kanë nevojë të përshpejtojnë përpjekjet kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri, sikurse ka bërë SHBA-ja”, deklaroi Carter në këtë intervistë të publikuar sot.
SHBA-ja kërkon prej shumë muajsh një përforcim të përpjekjeve ndërkombëtare kundër grupit Shteti Islamik.