Në një postim në platformën X, kreu i PD-së, Lulzim Basha, shkruan se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.
“Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.” – shprehet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Komenti i Bashës i referohet daljes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, i cili, u mundua të justifikonte arrestimet e vartësve të tij, duke hequr një paralele të ngjashme me atë të ministrave të Edi Ramës.
Më poshtë postimi i plotë i Bashës:
Janë bërë si kartelet e mafias, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un.
Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.
/a.r