Blendi Klosi është prezantuar ditën e sotme zyrtarisht si Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Prezantimin Klosit ia ka bërë paraardhësi i tij në këtë detyrë Erion Veliaj, sot kandidat i ASHE për Bashkinë e Tiranës.
Në fjalën e tij Veliaj i ka uruar Klosit suksese në rrugën e mëtejshme të reformave të nisura. Ai shtoi se përpara Klosit shtrohen çështje të nisurar tashmë dhe që duhet të vijojnë në këtë drejtim si shpërndarja e ndihmës sociale, arsimi profesional si dhe transparenca e dosjeve.
“Ministria është në një gjëndje më të mirë se 24 vitet e fundit.Shumë prej institucioneve tona të kujdesit social sot kanë një standart më të lartë. Reforma e pensioneve ka marrë për mirë. Njerëzit marrin pensione më të larta dhe duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim. Transparenca e dosjeve është nevoja për një shoqëri me të mire”, u shpreh Veliaj.
Ndërsa nga ana e tij Klosi tha se në fokusin e punës së tij do të jetë puna dhe punësimi i njerëzve pasi kjo është problematika kryesore e momentit.
“Kjo ministri do të vazhdojë të ketë fokusin tek puna, jemi në një situatë emergjente për sa i përket nevojës për punë. Kjo ministri do vazhdojë të jetë në lidership për hapjen e vendeve të reja të punës. Do vazhdojë dhënia e ndihmës për familjet në nevojë Për arsimin professional problematikë mbetet cilësia. Duhet të rritet cilësia dhe efektiviteti i të shkolluarëve”, tha ministri Klosi.