Nga rasti i fundit i Brukselit, te atentati i Kullave Binjake, prania e lidhjeve familjare mes terroristëve është e shkruar në të gjitha skenat e terrorit.
Të lidhur nga gjaku, por edhe nga indoktrinomi xhihadist.
Të fundit janë Ibrahim dhe Khalid el Bakroui: dy kamikazët e sulmeve në Bruksel, që e hodhën veten në erë, njëri në aeroportin e Zaventemit dhe tjetrit në metronë Maelbeek.
Sulmet në Paris – Një çështje, ajo e Brukselit, që ka një precedent në sulmet e përgjakshme të Parisit të ISIS-it në 13 nëntor 2015, ku dy vëllezërit nuk ndanë fatin final.
Brahim e Salah Abdeslam, 31 dhe 27 vjeç, me origjinë marokiane: i pari u vetëhodh në erë në një bar kafe, i dyti është arrestuar pak ditë më parë pas një arratie që zgjati thuajse 4 muaj.
Masakra në Charlie Hebdo – Para tyre ishin dy terroristët e redaksisë së Charlie Hebdo të 7 janarit 2015, sulm që u mor përsipër nga Al Kaeda: vëllezërit Said e Cherif Kouachi, respektivisht 32 e 34 vjeç, me origjinë algjeriane dhe të rritur në Francë si jetimë.
Të dy u vranë së bashku dy ditë pas masakrës në një shtypshkronjë ku ishin rrethuar nga policia.
Atentati i maratonës së Bostonit – Para tyre ishin vëllezërit amerikanë me origjinë çeçene, Tamerlan e Dzhokhar Tsarnaev, që projektuan dhe kryen në 15 prill 2013 atentatin me dinamit në Maratonën e Bostonit. Të identifikuar nga hetimet e policisë, të dy, rezultojnë se ishin elementë të lirë, por të ndikuar nga Al Kaeda. Tamerlan është vrarë nga policia në 19 prill në moshën 26-vjeçare dhe vëllai i tij, Dzhokar, sot 22 vjeç, u kap, pasi mbeti i plagosur.
Sulmi në shkollën hebraike të Tuluzës – Është asistuar nga vëllai më i madh terroristi antisemit francez me origjinë algjeriane, Mohammed Merah, 24 vjeç, i cili mes 11 dhe 12 marsit 2012, në tre sulme mes Montauban e Tuluzës, vrau tetë persona: katër ushtarakë dhe katër civilë, ku tre ishin fëmijë në shkollën hebraike të Tuluzës. Ai u ekzekutua në një përleshje me armë zjarri me policinë në 22 marsin e po të njëjtit vit. Vëllai i tij, Abdelkhader, 33 vjeç, do të dalë para një gjykate me akuzën për ndihmë që i dha të vëllait, duke i gjetur armët dhe vjedhur për të një motor ‘scooter’.
Sulmi ndaj Kullave Binjake – Një rast precedent ishte dhe prania e disa vëllezërve mes rrëmbyesve të avionëve në sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA: Waleed e Wail Al-Shehri në avionin “American Airlines 11”, i cili u përplas me Kullat Binjake dhe që ishin ulur pranë njëri-tjetrit në klasin e parë; Hamza e Ahmed Al-Ghamdi në avionin “United Airlines 175”, që goditi Kullën e Jugut; Nawaf e Salem Al Hazmi në “American Airlines 77”, avioni që u përplas mbi Pentagon.
Masakra në Bali – Në fund, edhe në atentatin e tetorit 2002 në Bali (202 të vdekur, ku pjesa më e madhe ishin turistë australianë), tre terroristë indonezianë ishin vëllezër: Ali Imron, Ali Amrozi Nurhasyim, e Ali Ghufron./Shqip