Ministrja për BE-në dhe Kushtetutën në Kancelarinë Austriake, Karoline Edtstadler, e shoqëruar dhe nga ministri Federal i Punës dhe Ekonomisë, Martin Kocher, vizituan këtë të enjte Tiranën, ku patën takime me kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Igli Hasani, si dhe ministrin e EkonomisëBlendi Gonxhe.
Ka qenë ministrja austriake ajo e cila ka ndarë pamjet nga takimi në rrjetin e saj “X”. Në reagimin e saj ministrja austriake për BE-në thekson se vendi i saj mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“Dita 2 në Ballkanin Perëndimor. Vazhdova udhëtimin për në Shqipëri, së bashku me ministrin Martin Kocher. Shumë faleminderit kryeministrit Edi Rama për pritjen e ngrohtë në Tiranë./m.j