Ylli Rakipi ka debatuar me gazetaren Ola Xama në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Rakipi u shpreh se njerëzit më të kamur të këtij vendi janë ata që drejtojnë dhe median dhe bëjnë me të cfarë duan kur nuk u duhet, teksa iu drejtuar Xamës duke u shprehur se për këtë do pyes kolegët dhe jo atë, pasi nuk ka eksperiencë. Kjo deklaratë e Rakipit solli më pas përplasjen mes tyre.
Pjesë nga sherri:
Ylli Rakipi: Ti nuk e ke eksperiencën… Po se ty të kanë goditur. Sapo flet ti, të bien në lule të ballit. Të kanë rënë në lule të ballit.
Ylli Rakipi: E di ti si ke mbaruar gazetari? Pyeta njëherë dekanin e shkollës së gazetarisë në Aarhus të Danimarkës, i thashë: Dekan, më fal, po kush vjen në këtë shkollë?
Ylli Rakipi: Po ti s’njeh pronarët e medias, se ke rënë tek ky, po prit mo…
Ola Xama: Po unë kam qenë gazetare e ekonomisë, tek mediat më të rëndësishme…
Ylli Rakipi: E ku ke folur?
Ola Xama: Kam qenë gazetarja që më merrte direkt pronari, do e bësh kështu apo ashtu!
Ylli Rakipi: Po pra, të urdhëronte pronari, këtë thuaj! Pse nuk thua që më udhëronte pronari?
Ola Xama: Jo. Nuk më urdhëronte dot pronari mua, prandaj nuk jam më atje ku kam qenë!
Ylli Rakipi: Po pra, po mund të thotë edhe ky nesër, po ta shtrëngojnë edhe këtë, se ky sistem është!
Ola Xama: Edhe këtij, jo i kam thënë!
Ylli Rakipi: Po nuk është për t’u diskutuar kështu tani, të kanë hipur… të ka hipur ideja që bota vërtitet rreth teje. (të ftuarit e tjerë qeshin)
Unë ndaj vij këtu që të bëj copë ty! S unë s’kam asnjë punë tjetër, asnjë punë tjetër, vij këtu të të bëj keq ty!
Ola Xama: Gjithashtu, gjithashtu!
Ylli Rakipi: Po çfarë flet tani? Je duke folur për së prapthi komplet. Unë po të pyes dhe po të them një gjë shumë të thjeshtë e të vërtetë.
Ola Xama: Unë po zgjedh të mos përgjigjem më…
Ylli Rakipi: Po nuk ke se çfarë të përgjigjesh, se ti më thua mua media është biznes dhe pikë! Nuk është kështu. Është pushtet dhe ti nuk e di këtë dhe e di shumë keq!
Ola?
Ola Xama: Jo unë kam mbaruar shkollën e grave të diplomatëve dhe nuk kam mendim për këtë
Ylli Rakipi: Jo nuk e thash për ty, e thash
Ola Xama: Jo s’ka gjë, sinqerisht nuk kam mendim te kjo pyetja
Rakipi: Zotëria (Për Artan Hoxhën) Nuk ka mbaruar gazetari, që të dijë të sillet si gazetar mirë…
Andi Bushati: Asnjëri nga ne nuk ka mbaruar, po prandaj ka degraduar gazetaria në këtë derexhe. (qesh)
Ylli Rakipi: Ola nuk do të jetë faleminderit shumë.
Ola Xama: Natën e mirë.
Ylli Rakipi: Publicitet dhe do të rikthehemi!