Partia e Sali Berishës ka protestuar sot para Bashkisë Tiranë duke hedhur akuza ndaj këtij institucioni për korrupsion.
Në krye të dhjetëra militantëve janë parë Argita Berisha, Belind Kellici, Klevis Balliu dhe Sali Lusha.
Situata ka agravuar kur protestuesit kanë tentuar të futen me dhunë në ambientet e bashkisë.
Ndaj godinës së kësaj të fundit janë hedhur vezë dhe mollë, ndërkohë që policia ka ruajtur qetësinë.
/a.r