Gjumi është mjaft i rëndësishëm edhe për moshën e perceptuar. Përtej gjithë benefiteve,një gjumë i mirë e i rregullt të bën të ndjesh moshë më të re e më energjike. Ajo çka është ë rëndësishme, nuk është thjesht mosha më e re në vetvete ne kuader të bukurisë, por adoptimi i një stili jete më të shëndetshme.
E kundërta ndodh me mungesën e gjumit, dhe sipas një studimi të kryer, mjaftojnë 2 netë pa gjumë, që trupi të ndjejë 4 vite më shumë se mosha anagrafike. Dhe kjo ndikon në një zinxhir të gjatë, kryesisht në një rutinë që i përshtatet pikërisht një moshë tjetër, më të madhe.
Autorët e studimit, të cilët thonë se është vetëm pikënisja e studimeve të reja në këtë fushë, shpjegojnë se mosha varet shumë nga zakonet tona. Cilësia e gjumit është vendimtare, pasi ndikon moshën reale me benefite jo vetën psikologjike duke e bërë njeriun të ndihet më i ri, por edhe të jetë më i prirur për eksperienca sociale dhe fizike më aktive.
/a.r