Ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se vizita e Albin Kurtit në komunat veriore të vendit ishte për të mbuluar lëshimet e tij në dëm të Kosovës karshi votuesve.
“Ai po mundohet të mbulojë disa lëshime që po i bën edhe të arsyetohet te votuesit,kryesisht te votuesit e tij, ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit, e tani lëshime të tjera si letra e tre udhëheqësve institucionalë që ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të Asociacionit.”
Kryetari iAAK-së tha se vizita ishte edhe për të bindur kryetarët shqiptarë në veri se është i drejtë shkarkimi i tyre përmes peticionit.
“Aty ku ka shkuar Kurti, ai po paguan pare për ta shkarkuar atë (kryetarine Leposaviçit) z. Hetemi. Ai shkoi për ta mashtruar edhe Lulëzimin duke i thënë se është patriotike të shkarkohet me peticion përmes serbëve.”
Haradinaj nuk pati fjalë të mira as për presidenten Vjosa Osmani në trevjetorin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit.
“Inekzsitente, ne e kemi vetëm një pushtet është Kurti, realisht të gjithë të tjerët janë stafi tij”.
/a.r