Kryefjala e seancës plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë amnistia penale dhe gjetja e konsensusit mes palëve.
Për të folur mbi këto çështje dhe të tjera, i ftuar në “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole ishte Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore i ‘Rithemelimit’, Ivi Kaso.
Përfaqësuesi i opozitës ka deklaruar se parimisht opozita ka shprehur dakordësinë për miratuar amnistinë penale.
“Nëse drafti ka ardhur në formën e kërkuar dhe të pranuar nga opozita, opozita është e përkushtuar që të jap votën kësaj amnistie” thekson ai.
Ndërsa duke zbardhur disa prej pikave të propozuara për Reformën Zgjedhore, ai tha se opozita që përfaqëson prej më shumë se një viti ka propozuar votimin e detyruar për shtetasit shqiptar.
Duke komentuar rikthimin e qetësisë së zhvillimeve politike, Kaso tha se, “qëndresa e deputeteve të opozitës besoj se ja ka arritur qëllimi, të paktën që ka premisa, rikthimi i normalitetit në kuvend dhe i jetës politike në vend”.
Kjo tha ai, u pa dhe sot që pavarësisht mos dakordësinë, ka pasur zhvillime dhe janë debatuar pikëpamjet tona për amnistinë penale.
Sipas tij, amnistia është një temë shumë sensitive jo vetëm për personat të cilët vuajnë dënimin e tyre por edhe familjarët e tyre që janë të lidhur me këtë kategori njerëzish.
“Jemi në kushte të jashtëzakonshme pasi vendet me demokraci të konsoliduar kanë një raport normal të personave në paraburgim me ata që janë të dënuar dhe vazhdojnë dënimin e tyre. Në këto vende të paraburgosurit nuk e kalojnë 30% të të dënuarave. Pavarësisht kushteve që ka sistemi penitenciar në Shqipëri, raporti është krejtësisht i përmbysur” tha ai.
Burgjet në vendin tonë janë të mbipopulluar dhe raporti është 60% të personave janë në pritje të një mase dënimi, që sipas tij, situata e tillë është dhe për shkak të ndryshimit të kursit të qeverisë Rama, por dhe të prokurorisë që prej ndryshimet ligjore.
“Janë intensifikuar ndjekjet penale duke e konsideruar si masë të përshtatshme për persona që ndiqen penalisht duke i futur në burg. Sistemi ka arritur në një fazë mbipopullimi dhe nuk arrin dot që të çlirohet”.
Parimisht, shton Kaso, “opozita e kishte bërë të qartë qëndrimin e saj ‘pro’ amnistisë penale me kushtet të cilët u materializuan dhe nga amendamentet e sotme që mos të përfshihen disa kategori personash sikurse janë; vrasje , terror, apo ata që janë dhunuar për dhunë në familje, ose të personave të tjerë që për shkak të pozitës së tyre të posaçme apo të veprës së tyre penale ishin në juridiksionin e SPAK dhe të GJKKO”.
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, replikoi në distancë dhe me Lulzim Bashën , duke thënë se , “besoj se z. Basha të ketë lexuar draftin pastaj të dilte dhe të kundërshtonte sepse sipas teknikave të draftimit është theksuar dy here që përjashtohen nga amnistia penale kjo kategori personazh në çdo fazë të gjykimit qofshin ata”.
Gjithashtu ai ka folur dhe pr përjashtimin e disa kategorive të tjera që mund të përfitojnë nga amnistia penale.
“Edhe personat që për shkak të pozitës së tyre që kanë detyrimin për deklarimin tatimor, doganor, nëpunës së administratës , në qaofse do të miratohet në këtë lloj forme përjashtohen nga amnistia. Fal reagimit të shpejt të opozitës është bllokuar tentativa e parë e mazhorancës për të përfshirë disa kategori personazh që kanë qenë të dënuar nga GJKKO . pavarësisht numrit jo të madh që përfitonin nga kjo gjë , për ne është e palejueshme parimisht.
Asnjë zyrtar i lartë i dënuar, në ndjekje penale apo në proces pranë Gjykatës së Posaçme.
Në drafti ka ardhur në formën e kërkuar dhe të pranuar nga opozita, opozita është e përkushtuar që të jap votën kësaj amnistie.
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka folur dhe mbi reformën zgjedhore, që sipas tij, opozita që ai përfaqëson, ka bërë propozime konkrete dhe që duhet të merren parasysh.
“Në kërkojmë që Reforma Zgjedhore të kthehet në formatin e koalicioneve që kemi pasur që nga viti 2003 ku zgjedhësi të jenë të lirë të votojnë për alternativën politike dhe për partinë që ata i përfaqësojnë. Nuk duhet ta zhvendosim diskutimin tek pika e fundit që është lista e cila duhet të jetë, e hapura apo e mbyllur. Kërkojmë të rikthehemi te konsensusi i fundit që kemi pasur për këtë çështje që pavarësisht problematikave kanë prodhuar rotacion politik. Pra të rikthemi te Këshilli Politik”.
Një ide jonë është votimi i detyruar, deklaroi Kaso.
“Kemi të paktën më shumë se një vit që artikulojmë që sikurse në vend të tjera të zhvilluar në botë që për të parandaluar fenomene të trysnimit të zgjedhëseve. Pra shtetasi shqiptar ta ketë detyrim votimit në ditën e zgjedhjeve. Në mungesë të pjesëmarrjes të gjobitet. Mund të përmend që këtë detyrim e ka Greqia, Belgjika,etj duke parandaluar fenomenin jo vetëm të blerjes së votës por dhe blerjes së të drejtës për të votuar”.
/a.r
Kushe ti jepe ty keto kshilla sh kaso,eshte komunisti i vetem qe eshte monstra e vicidolit,ai akoma eshte me kohen e komandantit te tije dulle krimineli.Ne kohen e monster se vicidolit ishte e eshte komunist i vetem qe ka mbetur sote.Ne ate kohe ishte vota me detyrim,mjere kujte i humbet dinjiteti e shitet per nji vende pune,sic eshte sh kaso e langaraqte e tjere si ky,te monstra.