Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e parlamentit në seancën e sotme akuzoi PS-në dhe Rithemelimin për pazar, që prek edhe ligjin e amnistisë që sipas tij në të ndodhen të paktën 3 amendamente që godasin SPAK dhe drejtësinë e re.
‘Kjo pamje sot kur të gjithë heshtin dhe bëhen gati të miratojnë një akt që ka brenda amoralitetin më të madh politik. Fundi i mandatit është i tillë sfidë a do jen më në këtë foltore. Si e si të ruajnë karrigen e tyre. E para dështuat reformën zgjedhore, dyta gjasme komisionet hetimore e treta është kjo sot. Do jepet vota për ti ulur dënimi 1 vit e gjysëm burrave dhe 3 vite grave që janë dënuar nga drejtësia e ere. Testi i parë i hidhur ri kësaj marrëveshjeje. Detyrimi jua zonjë më së pari të bëni transparencë ta ktheni edhe një herë tek komisioni i ligjeve që edhe publiku ta kuptojë se çfarë gatuhet në këtë seancë. Votë për amnisti nga SPAK. Shqiptarët duhet ta kuptojnë që nesër t’ju ndëshkojnë me votë. Ta ktheni në komision ta diskutojmë të bëjmë transparencë dhe të shohim interesat individuale. Janë 3 amendamente që godasin drejtpërdrejtë SPAK.’, thotë Alibeaj.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu kthye Enkelejd Alibeajt sa i takon cështjes së amnistisë penale. Manja hedh poshtë akuzat e PD se do përfitojnë të korruptuarit e GJKKO.
“Zoti Alibeaj mos bëni politikë me këtë çështje. Hapni sytë dhe lexojeni ligjin se jeni juristë. Ansjë i dënuar nga GJKKO nuk do të përfitojë. Madje janë depozitar dhe kërkesat e opozitës, për protestuesit, ata që kanë proceduar në këtë vend, që ndiqen penalisht nga drejtësia.”, tha ai.
/a.r