Shqipëria po konkurron destinacionet elitare në turizëm dhe rol në këtë kanë edhe artikujt e mediave të njohura ndërkombëtare që shërbejnë si promotore të vendit tonë. Revista franceze e udhëtimeve “Yourtopia” shkruan se për udhëtarët që kërkojnë bregdetin dhe aventurat kulturore ka një shumëllojshmëri destinacionesh që premtojnë një eksperiencë të paharrueshme.
Riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Vlora deri në Ksamil, është e mbushur me gjire që të lënë pa frymë.
Ky rajon ofron një mjedis të qetë pushimesh, larg turmave të cilat janë të zakonshme në rivierat më të njohura evropiane, me të njëjtën bukuri natyrore mahnitëse por me ndryshimin e vetëm se udhëtarët do të gjejnë kosto më të ulët.
Për ata që janë të tërhequr pas vendeve historike si qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë gurë të çmuar të arkitekturës osmane, pasi i kanë shpëtuar shkatërrimit gjatë epokës komuniste. Berati, me shtëpitë tipike , dhe Gjirokastra me kështjellën e saj të shekullit të XII, ofrojnë një pasqyrë unike të jetës nën drejtimin e Perandorisë Osmane. Në shkrim rekomandohet edhe Parku i Butrintit, një qendër kulturore e rëndësishme që nga koha e grekëve, romakëve, bizantinëve, venecianëve dhe osmanëve, i cili shpesh konsiderohet si mikrokozmosi i përsosur i historisë së Mesdheut. Vendi arkeologjik ofron një pasqyrë magjepsëse në disa epoka historike.
Për plazhet e kristalta ka shkruar edhe e përditshmja britanike “The Sun” e cila risjell në vëmendje një studim të fundt që ka zbuluar se Plazhi i Pasqyrave në i ka ujëra me ngjyrën më të theksuar blu duke lënë pas plazhet e Greqisë.
/a.r