Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri me të freskëta kontinentale duke sjellë rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Enjte, 04 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/20°C
– Zonat e ulëta 8/23°C
– Zonat bregdetare 10/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 04 Prill 2024 do të ketë vranësira dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C –8°C në mëngjes deri në 16°C –20°C gradë Celsius në mesditë.
E Premte, 05 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/23°C
– Zonat e ulëta 8/24°C
– Zonat bregdetare 10/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari