Gjatë aktivitetit të organizuar me rasti e çeljes së Qendrës së re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek dronët Bayraktar me të cilët është pajisur Forca Ajrore.
“Ne do të mund t’i bëjmë, më në fund, pa njerëz në terren, por me sy nga lart falë dronëve Bayyraktar”.
“Falë koordinimit që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe disponimit të Shtabit të Përgjithshëm, ku institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me inspektimet më të rëndësishme në territor janë vënë në kontakt dhe po përgatisin protokollet e punës do të kemi supervizim të vazhdueshëm dhe të pagabueshëm për territorin në aspektin e mbetjeve, në aspektin e ujërave, në aspektin e tokës bujqësore, të parcelave të punuara, të parcelave të papunuara, në aspektin e ndërtimeve, në aspektin për ligjin në ndërtim dhe ndërtimet pa leje dhe kështu një tjetër pjesë e llumit të korrupsionit, që është produkt i shkallës së modernizimit, do të largohet nga jeta e përditshme institucionale dhe nga jeta e përditshme ekonomike dhe sociale e vendit, siç është larguar një pjesë e madhe e atij llumi falë gjithë shërbimeve që prej disa vitesh ofrohen sot online përmes portalit “e-Albania””, u shpreh Kryeministri Rama./m.j