Gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes kryeministri Edi Rama tha se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.
“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”.
Kreu i qeverisë theksoi ambicien që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania.
“Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qendra e re do të jetë një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë në fushën e sistemeve të mbrojtjes.
“Kësaj qendre që do t’i bashkohet edhe agjencisa e re e ekselencës është një bërthamë që premton shumë. Janë vajzat dhe djemtë që sot takuam, është gjenerata e tyre që edhe në Shqipëri ka plot talente të cilave edhe kjo qendër i referohet përtej kufirit të perimetrit të forcave të armatosura. Qëllimi është që FA tona dhe ushtria e sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë”– tha Rama.
“Tek sistemi i mbrojtjes shumë vende të tjera kanë një sistem shumë produktiv për zhvillimin teknologjik. Mos harrojmë që vetë internet krijesën e parë e pati në systemin e mbrojtjes së SHBA-ve. Paralelisht me këtë process po ecim me procesin e rritje e mbështetjes së motivimit financiar të Forcave tona të Armatosura. Për herëë të parë pagat e forcave tona të armatosura rriten çdo vit dhe do rriten edhe këtë vit në mënyrë të ndjeshme sepse qëllimi ynë nuk është thjesht Sot ndryshe nga jo shumë vite më parë kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit. Por kjo nuk është thjesht një mbështetje për atë që kemi sot por për atë që duam të kemi nesër. Duke parë këtë bërthamë kaq premtuese vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të akademisë, të nxënësve që shikojnë mundësinë e një prespektive në FA. Për më tepër për të gjithë ata studentë qofshin në sistemin e mbrojtjes apo atë universitar që kanë diçka për t’I dhënë këtij vendi, duhet të marrim masat tona edhe për motivimin e tyre financiar”– u shpreh kreu i ekzekutivit./m.j
Mashtrues klasit,hajdute i kalibrave te pa parashikuara,ti bashke me ortaket tuaj,qe jane monstra e vicidolit,ai i cepanit,meritoni te ishit ne burge.A e kuptoni cfare i keni bere vendit e Kombit ju 3 kryetare bandash.Ecuat vendin 100 vjete mbrapa,o vollet e plackitet i debuat shqiptaret me krimet tuaja.Tre ftyra te ndyra te urryer nga populli 32 vjete arritet komandantin dulle kriminel,pjedhe e ndyre e tije.Zoti u hakmarret me ju,me ndihmen e SHBA e disa vendeve perendimore ,munde te thyeni qafen.U shofte rraca juaj,mose lenshi fare mbrapa.Mallkuar qofshi nga populli.