Vdekja e një vajze 15-vjeçare, e cila u qëllua nga oficerët e policisë teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni.
Videoja që po bën xhiron e rrjetit prej ditës së djeshme zbulon atë që ndodhi në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator 2022.
Ajo u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott.
HEARTBREAKING IN CALIFORNIA: In chilling new helicopter footage, Savannah Graziano, a teenage kidnapping victim, is tragically shot dead by police while running towards them for help, despite one officer’s desperate plea to fellow deputies to ‘stop shooting her’. WATCH pic.twitter.com/QiK5v2hTPW
— Simon Ateba (@simonateba) April 2, 2024
Sipas New York Post, adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano, më 26 shtator 2022. Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, i cili besohet se pas krimit kishte rrëmbyer vajzën e tij.
Policia e ndoqi për rreth 110 km dhe në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej vajza.
Kur Graziano më në fund e kuptoi se nuk mund të ikte, hapi zjarr ndaj oficerëve me një armë gjysmë automatike dhe ndaloi automjetin. Më pas, vajza ka dalë nga dera e pasagjerit, ndërsa njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij.
Pak sekonda më vonë dhe teksa adoleshentja po vrapon drejt një veture policie për të shpëtuar veten, oficerë të tjerë e qëllojnë dhe ajo bie përtokë e gjakosur, ndërsa kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat sepse i dyshuari ndodhet në makinë. Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja, ndërsa babai i saj vdiq në vend nga zjarri i policisë.
Sipas raportit të NYP, oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit. Sipas gazetarit Joey Scott, autoritetet lokale deri më tani kanë refuzuar të publikojnë videon, duke thënë se ajo mund të shkaktojë “komplikime që do të pengonin hetimin”.
/a.r