Qeveria ka njoftuar se në korrik bashkë me rritjen e pagave pritet të lehtësohet barra e taksave për të punësuarit.
Ideja e cila po konkretizohet, synon rritjen e kufirit të pagave të larta, që tatohen me 23 %. Ekspertët e fushës e shohin një nisëm të tillë si një premtim electoral dhe një dëmtim që i bëhet sistetmi tatimor, i cili sot ka katër norma tatimore që aplikon mbi pagën
“Nisma është e vonuar, pasi që në fillim nuk duhej të vendoj një tatim kaq I lartë për pagën. Dëmtimi më I amdh është sistiemi ynë fiskal, që nddh gjithmonë. Sa herë miratohet një ligj ai ndryshon sërish. Kjo tregon se nuk ka një strategji dhe vizion për vazhdimësinë e politikave tona fiskale. Nuk mendoj se kjo ndërhyrje sjell barazi. Më shumë mendoj se është fushatë se kemi zgjedhje vitin tjeter”, thotë Meri Shehu, audituese
Mbi të gjitha, cdo I punësuar negocionon pagën neto, ndaj cdo lehtësim nga kjo e ardhur shkon për sipërmarrësin. Përjashtim mund të bëjnë vetëm pagat në sektorin publik. Të dhënat flasin se janë vetëm 23 mijë të punësuar që tatohet paga e tyre me 23%, nga totali prej 730 mijë individësh.
“Nuk do të ketë asnjë efekt tek individi. Vetëm të biznesi. Praktika është që kontratat e punës lidhen për pagën neto. Bizneset nuk do tia japin këtë të ardhur individit. Do ta përfitojnë vet. Efekti do të jetë zero tek individët”, sqaroi Lika.
Por edhe në në rastin e bizneseve efekti është minimalist dhe pa ndikim në aktivitetin ekonomik.
“Nuk është ndikim i madh se sa do të jetë efekti pagat e larta nuk janë shumë të larta dhe numri i individëve është i ulët në raport me totalin.”
Sistemi tatimor më shumë se sa një lehtësim për qytetarët ofron një paqëndrushmeshmëri, ku çdo vit biznesi përballet me ndryshime ligjore, cka e bëjnë të vështimrirë planifikikimin afatgjatë./m.j