Legjenda e futbollit hollandez, Johan Cruyff, ka ndërruar jetë këtë të enjte pas një beteje disa mujore me kancerin në mushkëri. Lajmi është dhënë nga vetë faqja e tij zyrtare.
“Më 24 mars, 2019, Johan Cruyff ka vdekur në Barcelonë, i rrethuar nga familjarët e tij, pas një beteje të vështirë me kancerin”, thuhet në komunikatën e faqes së tij zyrtare.
Rama: Muzika ndryshoi me Beatles, kurse futbollin e ndryshoi mitiku Cruyff…
Për humbjen e Cruyff ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar ne rrjetin e tij social.
“Muzika ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave nga Liverpuli dhe mitikut Xhon Lenon, futbolli ndryshoi pergjithmone fale Bitellsave te Ajaksit te Amsterdamit dhe mitikut Johan Krujf!
Respekt per njeriun qe e beri futbollin te gezueshem si rock&roll-i! U prehte ne paqe…”- përfundon shkrimin e tij Rama.
Meta: Lajm i dhimbshem per ne qe jemi rrritur me holandezin fluturues
Për Metën holandezi fluturues do të mbetet i paharrueshëm për atë që dha në fushën e blertë, por edhe si trajner.
“Për ne që jemi rritur me Johan Cruyff është lajm i dhimbshëm. Futbolli humbi sot legjendën e tij, holandezin fluturues. Ngushëllime familjes dhe tifozëve portokalli”.
Në mes të shkurtit, legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff kishte deklaruar se e kishte fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kancerit dhe besonte fort se do ta fitonte të gjithë ndeshjen kundër sëmundjes që i kishte prekur mushkëritë.
Ish-ylli i Ajaksit, Barcelonës dhe Holandës, Cruyff, i cili në vitin 1991 bëri një operacion në zemër, renditet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
Ai është fitues i tre Topave të Artë (1971, 1973, 1974)