Ëndrrën e tij e bëri realitet, duke realizur portretin e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit. Ardi Prendi nga qyteti i Laçit, iu deshën më shumë se 4 muaj për të realizuar shtatoren gjigande të Skënderbeut rreth 5 metra të gjatë.
Prendi thotë se pasioni, shpirti i lirë dhe dëshira e madhe për të gdhendur me punën e tij heronj të ndryshëm të kombit shqiptar, e bëjnë atë krenar.
Ardi Prendi: Duhet cilësuar është punimi i parë dhe nuk është se jam i fushës, skulptor i mirëfilltë. Thjesht është dëshira ime të bëj një gjë të tillë, me dimensione gjigande dhe besoj ja kam arrit deri diku. Ka shku gati 4 muaj e gjysmë, 5.
Mungesa e të ardhurave nga profesioni i tij i lirë si DJ e ka bërë atë të marrë rrugët e emigrimit, por Ardi sot ka vendosur të qëndrojë në vendin e tij të lindjes për të vijuar më pasionin e tij.
Ardin Prendi: Kush ka lënë gjurmë, janë shqiptarët e Kosovës, heronjtë…Patjetër që do i bëj, me to do mburremi, do i ilustroj.
Vlera për të ndërtuar shtatoren e Skendërbeut e kap vlerën e 5 mijë eurove, por Ardi Prendi thotë se mbeshtetja e vetme për ndërtimin e saj ka qënë vëllai, që pa ndihmën e tij ëndrra për këtë vepër arti nuk do ishte bërë kurrë realitet.
Punimi i realizuar i ka kaluar pritshmëritë, ndërsa ai kërkon mbështetje për realizimin edhe të veprave të tjera.
Ardi Prendi: Mirë do ishte jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët, se thellë thellë të gjithë e kanë një vlerë për kombin. Sadopak t’u japësh jetë…
Atdhetari dhe patrioti nga Laçi thotë se interesi pas përfundimit të kësaj shtatoreje ka qenë i lartë, por ai kërkon që të vendoset në vendin që i takon, në të kundërt do ta mbajë në oborrin e shtëpisë e tij në lagjen nr.4 të qytetit të Laçit.
/a.r
Respekt dhe vleresim për guximin dhe nismën e djaloshit.
Urime.