Nga data 2 deri më 4 pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë do të jenë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatave. Në lajmërimin e dhënë në këto pika kufitare nuk do të lejojnë hyrje-daljet e mjeteve të vogla, automjeteve të tonazheve të rënda, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.
Por 24 orë para nisjes së grevës në Pikën kufitare të Kapshticës kanë ndryshuar kushtet e regjimit të punës, ku burime për RTSH konfirmojnë se pas komunikimit zyrtar mes policisë kufitare greke të pikës së kalimit kufitar të Kristalopigjise dhe policisë së Kapshticës, mjetet e vogla do të mund të kalojnë nga një orë dhe më pas tre orë trau do të jetë i mbyllur.
Pra makinat e vogla do të mund të kalojnë lirisht vetëm për një orë në oraret që ka afishuar dogana dhe për 3 orë të tjera trau ulet në të dyja anët e kufirit duke bllokuar kalimin. Kjo do të lehtësojë paska pikën doganore ku njerëzit mund të lëvizin lirisht në orare të kufizuara, por sërish do të krijohet fluksi dhe radhëve të gjata në kufi.
Nuk dihet ende nëse ky rregull për makinat e vogla do të zbatohet edhe në pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë.
Policia kufitare greke ka publikuar oraret e punës për mjetet e vogla që mund të kalojnë në pikën kufitare të Kapshticës. Theksojmë se oraret janë sipas orës greke.
Data: 02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
Data: 03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
/a.r