Sven Mary, avokati i një prej terroristëve të masakrave të Parisit, Salah Abdeslam, është sulmuar nga një i panjohur, që e akuzonte se po mbronte një terrorist.
Lajmin e ka përcjellë e përditshmja “Le Soir”. Avokati, që ia arriti ta vëjë për poshtë gjithsesi sulmuesin, ka vendosur sidoqoftë që ta mbyllë përkohësisht zyrën e tij për të mbrojtur punonjësit.