Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka paralajmëruar bllokimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grek në vendin tonë.
Ky reagim erdhi nga salla e Parlamentit, ku dhe ngriti si shqetësim mungesën e diskutimit në Greqi nga ana e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen çame.
“E mora fjalën për një çështje të rëndësishme, siç është jo për çështje çame. Në këto kushte kërkoj mirëkuptimin tuaj, do ta tërheq fjalimin. Çështja çame nuk u hap në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe gjatë konferencës për shtyp. Ne kemi kërkuar ngritjen e varrezave për çamët e vrarë nga bandat e Napolon Zervës. Do të marrim masa për moslejimin e ngritjes së varrezave të ushtarëve grek në Shqipëri. Së bashku me shoqërinë civile do marrim masa”, tha Idrizi.