“Dy botët” e Gjergji Markos (piktorit, arreduesit dhe kostumografit të njohur shqiptar)janë puthitur në një pike vlefshmerie në rrefimin “ Mes dy botëve”, duke konfirmuar talentin dhe pragmatizmin e një artisti që lë gjurmë të bukura në çdo prezantim, përfaqësues i denjë i një brezi të artë në artin figurativ shqiptar. Një rrëfim si mes miqsh perballë piktorit Helidon Haliti në RTSH,
Gjergji Marko, kujton se për Tavanin e Kishës së Madhe në Shkodër gjatë regjimit komunist kur po zhvilloheshin restaurimet atë nuk ishin lejuar ta preknin apo ridrejtonin.
“Arredimin e parë e kam bërë në Shkodër në vitin 1973. Unë sa isha emëruar në Teatrin e Operas dhe na thirri Vito Kapo, do të bëhej Kongresi i Gruas. Na tha: Ju kam thirrur se deri tani janë nja dy emra që i bëjnë këto aktivitetet e mëdha, festat. Por kjo duhet të lëvizë pak se dhe ata i bëjnë si ato modelet sovjetike. U ulëm bëmë projektin e sallës së Kongreseve në Shkodër, pasi ata e kishin kthyer nga kisha e madhe në pallat sporti. Një tavan fantastik, dhe ne na thanë kur vajtëm të projektonim, tavanin mos t’ju vejë mendja ta prekni. Ishte urdhër i prerë, trashëgimi kulturore. Ishte monument culture. Unë bëra një skicë fillestare që u pëlqye dhe nga shokët dhe atë zhvilluam, dhe më thanë ndiqe ti këtë punë, mua s’më pëlqeu kjo.”
Gjergji Marko është arkitekt dhe restaurator i disa muzeve. Piktor me profesion, ai njihet si një nga artistët më të mirë të Tiranës ku dhe aktualisht jeton.
Marko nënvizon se pavarësisht kohës se kur ndërtesat realizohen, ato mbartin vlera të jashtëzakonshme që duhen ruajtur. “Produkti intelektual, produkti artistic që mishërohet është gjithmonë në favor të njerëzimit. Dhe vendet e zhvilluara kanë shumë muzeume dhe arkiva. Mua më ka mahnitur Gjermania. Ka muzeum për çdo gjë, për kopshte, për shtypshkronja, për zanate”, shprehet Marko.
/f.s