Refugjatët e emigrantët kanë zgjedhur një mënyrë tjetër tashmë për të protestuar kundër bllokimit të tyre në kufirin greko-maqedonas.
Ata tashmë po qëndrojnë përballë kamionëve pranë kampit Idomeni në Greqi duke mos i lejuar të kalojnë.
Këta emigrantë prej kohësh gjenden të bllokuar përreth atij vendi dhe kërkojnë hapjen e kufirit me Maqedoninë sa më shpejt për të vazhduar me kërkesën e tyre për azil në Evropën veriore.
Kjo është bërë tejet problematike tashmë në kufirin grek, pasi Maqedonia ka filluar për të lejuar depërtimin brenda saj vetëm të disa grupeve mjaft të vogla të emigrantëve.