Kanë qenë dallgët e detit ato që kanë nxjerrë sot në bregdet trupin e pajetë të 34 vjeçarit të mbytur ditën e djeshme në Velipojë.
Kufoma e Altin Lleshajt është gjendur në plazhin e Velipojës, në një distancë mjaft të largët nga vendi ku ai u mbyt.
Banorët që e kanë pikasur trupin e tij kanë lajmëruar policinë e cila me të ardhur në vendngjarje ka marre dhë transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Shkodrës për veprime të mëtejshme.