Grupi militant i Shtetit Islamik, ka publikuar më datë 22 mars, pak orë pas sulmeve terroriste të Brukselit, një komunikatë për shtyp në gjuhën shqipe, në faqen e quajtur “Shteti Islam”.
“Komunikatë për sulmin e bekuar kundër Belgjikës kryqtare,”, kështu i kanë cilësuar ata sulmet në Bruksel, duke i quajtur të bekuara.
Në komunikatën për shtyp, “Shteti Islam” teksa krenohet me sulmet kundër Belgjikës, paralajmëron ditë të zeza ndaj atyre që luftojnë kundër islamit dhe Shtetit Islamik.
Shqiptarja.com