Analisti Arben Meçe e cilësoi “lëvizje serioze”, kërkesën e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste drejtuar kryeparlametares Lindita Nikolla për ngritjen e Komisionin Parlamentar, i cili synon të ketë në fokus “luftimin” e dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në proceset demokratike në Shqipëri.
Ai tha se shumë media në Shqipëri kanë ngritur pikëpyetje të madhe për mënyrën se si punojnë dhe për kë punojnë. Gjatë intervistës në “Special Report”, Meçe tha se edhe Autoriteti i Dosjeve duhet të kishte hapur dosjet e sigurimit lindor në Shqipëri.
Sipas tij, komisioni parlamentar duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo vetëm nga PS-ja, pasi ndryshe, do të paragjykohet. Anëtarët, të cilët do ta përbëjnë këtë komision shtoi Meçe duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.
“Është lëvizja më serioze e sigurisë kombëtare që bën shteti shqiptar. Dezinformomi ka arritur deri kaq, sa disa institucione mediatike kanë pikëpyetje se për kë punojnë dhe si punojnë. Duhet të kishim hapur dosjet e sigurimit lindor në Shqipëri. Ky komision, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe nuk duhet të jetë vetëm i PS, sepse do të paragjykohet. Anëtarët e tij duhet të kenë certifikatën e sigurisë”, tha ai./m.j